Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Nuk ka ndodhur që prej vitit ’62 në Botëror, Argjentina ka shansin e “artë” t'i bashkohet Brazilit dhe Italisë (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka ndodhur që prej vitit ’62 në Botëror, Argjentina ka
Kombëtarja e Argjentinës kur fitoi Kupën e Botës 2022

Botërori po afron dhe vëmendja e të gjithë pritet të fokusohet e gjitha tek ngjarja më e rëndësishme globale, e cila do të “mbërthejë” të gjithë dashamirësit e futbollit.

Këtë edicion, Argjentina shihet sërish si një prej favoriteve për të fituar kupën më të lakmuar në kontinent, dhe në rast se ia dalin, do të përsërisnin një statistikë vërtetë domethënëse që nuk ndodh prej më shumë 64 vitesh.

Bëhet fjalë për fitimin e Botërorit dy herë rresht, të cilën “Albicelestet” kanë shansin e artë ta bëjnë realitet në turneun e sivjetshëm. Për herë të fundit ka qenë Brazili që ia ka dalë të fitojë Kupën e Botës në vitet 1958 dhe 1962. E para që e preku këtë rekord ishte Italia në vitet 1934 dhe 1938.

Kujtojmë se “Azzurrët” mungojnë në këtë kompeticion madhor për herë të tretë radhazi, ndërsa paraqitja e tyre e fundit daton në Kupën e Botës 2014. Sakaq, Argjentina me “udhëheqësin” Leo Messi do tentojnë të bëjnë një tjetër prezantim të shkëlqyer, teksa në grup J luajnë me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë. 

Poll

Lexo gjithashtu