Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

FIFA i bën “nder” futbollistëve, merret vendimi drastik për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
FIFA i bën “nder” futbollistëve, merret vendimi drastik
Tifozë

Pak ditë na ndajnë nga ndeshja hapëse e Botërorit dhe siç e dimë, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim në edicionet e kaluara, në këtë turne, organi drejtues ka vendosur të sjellë një sërë rregullash të reja që do të ndiqen në mënyrë sa më rigoroze, për një mbarëvajtje të rregullt të këtij kompeticioni.

Këtë herë, FIFA, ka zgjedhur t’i ndalojë tifozëve përdorimin e “vuvuzelave” (trompeta plastike), ose thënë ndryshe instrumente që shkaktojnë zhurmë të lartë në stadiume. Sipas konstatimit të tyre, kjo bie ndesh me kodin e sjelljes dhe mund të shkaktojë shpërqëndrim ose “bezdisje” të futbollistëve që paraqiten në fushën e lojës.

Duhet thënë se vuvuzelat e kanë zanafillën e përdorimit të tyre që në Botërorin e vitit 2010 dhe shpesh është konsideruar si instrument zbavitës për të krijuar një atmosfertë “elektrizuese”. Mirëpo, duket se për FIFA-n nuk ka më tolerime.

Poll

Lexo gjithashtu