Është përfolur prej javësh për temperaturat e nxehta në vendet ku do të organizohet Kupa e Botës 2026. Një situatë e tillë shihet me shumë shqetësim për skuadrat pjesëmarrëse të cilat po mendojnë për plane specifike në mënyrë që klima të mos ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë te performanca e futbollistëve.
Për këtë arsye, siç raporton edhe “BBC”, kombëtaret janë duke bërë vlerësimet lidhur me një plan që ka të bëjë me zëvendësimet. Ata që do ta nisin nga stoli mund të qëndrojnë brenda dhomave të zhveshjes përgjatë takimit, deri në momentin kur do të njoftohen nga ndihmës trajneri që të bëhen gati për stërvitjen, para se të hyjnë në fushë.
Një ide e tillë është ende në diskutime, por mund t’i shkojë përshtat këtij turneu, pasi temperaturat rriten dhe ky plan mund të ofrojë lehtësira dhe shmangie të risqeve potenciale për dëmtime.
????????| BREAKING: Several national teams are reportedly exploring plans to keep substitute players inside the dressing room during matches at this summer’s World Cup in the USA due to extreme heat conditions.
— Goals Side (@goalsside) June 7, 2026
Under the proposal, the assistant manager would return to the dressing… pic.twitter.com/ns5SOC7stn
