Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Roma “tmerron” rivalët në Serie A, paguan 2 milionë euro për sulmuesin e Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Roma “tmerron” rivalët në Serie A, paguan 2
Drejtori Sportiv i Romës, Frederic Massara dhe sulmuesi Donyell Malen

Donyell Malen është futbollisti më i ri i Romës. Sulmuesi 26-vjeçar vendosi që të largohej nga Aston Villa, për të nisur një aventurë të re në Serie A me kryeqytetasit.

Nga “Villa Park” në “Olimpico”, holandezi ka kaluar në formë huazimi, e cila u ka kushtuar italianëve 2 milionë euro. Ndërkohë që në fund të sezonit, Roma do të ketë të drejtën e blerjes, duke paguar edhe 25 milionë euro të tjera.

Kujtojmë se Malen ka një karrierë interesant. Sulmuesi 26-vjeçar ka luajtur me ekipe si Ajax, Arsenal, PSV dhe Borussia Dortmund. Gjithashtu me kombëtaren e Holandës ka shënuar 13 gola në 49 ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu