Kupa e Botës do të nisë të enjten e datës 11 qershor. Meksikë – Afrikë e Jugut është ndeshja hapëse, e përcaktuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Estadio Banorte”, prej orës 21:00.
Si në çdo edicion të Botërorit, krahas rivalitetit mes skuadrave kombëtare, një tjetër betejë “frontale” pritet të jetë ajo mes yjeve të globit që do tentojnë të fitojnë Këpucën e Artë si golashënuesit më të mirë të turneut.
Një postim i shpërndarë së fundmi nga faqja e njohur botërore, “433” ka publikuar në rrjetet sociale dhe renditjen momentale të golashënueseve më të mirë në sferën ndërkombëtare e cila udhëhiqet nga Cristiano Ronaldo. Sulmuesi me fanellën e Portugalisë e ka gjetur rrugën e rrjetës plot 143 herë, ndërsa pas tij vjen rivali i “përbetuar” Leo Messi me 117 të tillë.
Në top 3-she renditet ish-i i Interit dhe gjigantëve të Premier League, si Chelsea dhe Manchester United, fjala për Romelu Lukakun, i cili ka shënuar 90 gola.
Listën e plotësojnë Harry Kane i Anglisë me 79 realizime, po aq sa “gjeniu” i Brazilit, Neymar Junior me të njëjtin numër golash.
View this post on Instagram
