Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

TRONDITET Igli Tare! Milani gati të marrë vendimin DRASTIK për të, ja cili mund t’ia “rrëmbejë” vendin shqiptarit

Shkruar nga NEWSPORT
TRONDITET Igli Tare! Milani gati të marrë vendimin DRASTIK për
Igli Tare

Drejtuesit e Milan nuk janë të bindur aspak nga merkato e shkuar verore dhe ajo e janarit, punë të cilën ia besuan Igli Tares. Tashmë, shqiptari i cili mban rolin e drejtorit sportiv te klubi italian, mund të shkarkohet në fund të sezonit.

Gazetari italian Nicolo Schira ka zbuluar se e ardhmja e Tares është në dyshim dhe gjasat janë të larta që shqiptari të shkarkohet. Gjithashtu, Schira ka zbuluar edhe kandidatin që Milan preferon, në rast se do të mbyllte bashkëpunimin me shqiptarin.

Ai është Tony D’Amico, i cili mban aktualisht rolin e drejtorit sportiv te Atalanta. Ai shquhet për gjetjen e talentëve cilësorë. Gjithashtu, D'Amico ka punuar edhe te Hellas Verona dhe Vigor Lameza, ndërsa kalimi te Milan varet nga e ardhmja e Tares. Ky i fundit u bashkua me “Djallin” në maj të vitit 2025, ndërsa kontrata e mban të lidhur deri në qershor të 2027-ës.

Në dy sesione merkatosh Igli Tare shpenzoi plotë 165 milionë euro, duke sjellë në ekip emra si Christopher Nkunku, Ardon Jashari, Samuele Ricci, De Winter, Pervis Estupinan, Athekame, Alphadjo Cisse (do të bashkohet në verë), Adrien Rabiot dhe David Odogu. Ai gjithashtu huazoi Niclas Fullkrug dhe mori falas Luka Modric e portierin Terracciano.

Poll

Lexo gjithashtu