
Ismael Bennacer dhe Yacine Adli
Teksa shumica e lojtarëve nëpër botë kanë gjetur klubet e tyre të ardhshme, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ismael Bennacer. Mesfushori algjerian është ende pjesë e Milanit, por jo pjesë e planeve të klubit.
Tek kuqezinjtë kërkojnë t’i gjejnë një ekip të ri mesfushorit 27-vjeçar. Ditët e fundit, ekipi i Trabzonspor ka shfaqur interes ditët e fundit për Ismael Bennacer.
Por siç raportojnë mediat italiane, mesfushori algjerian ka refuzuar të bashkohet me klubin turk. Ismael Bennacer ka një kontratë të vlefshme me Milanin deri në qershor të vitit 2027.
Poll