Plot 6 gola të shënuar mes Bayern Munich dhe Heidenheim, me sfidën e cila ka përfunduar në "Allianz Arena" me rezultatin 3-3, për llogari të javës së 32-të në Bundesliga.
Miqtë shënuan dy gola të pjesë të parë përmes Zivzivadzes dhe Dinkci, përpara se Goretzka përmes një gjuajtje spektakolare nga goditja e lirë ngushtoi shifrat në 1-2.
Sërish i njëjti autor riktheu baraspeshën në minutën e 57-të, ndërsa Zivzivadze kompletoi dopietën e tij personale në të 76-tën. Në "frymën" e fundit pati vend dhe për golin e barazimit, ku .
Me këtë rezultat, Bayerni shkon në kuotën e 83 pikëve në vendin e parë, ndërsa Heidenheim "shuan" dhe shpresat e fundit për mbijetesën duke qëndruar në vendin e 18-të me 23 pikë në total.
Bayern Munich 3-3 Heidenheim (Goretzka 44', 57', Ramaj 90'+10 autogol/ Zivzivadze 22', 76', Dinkci 31')
GOLAT:
Goli i Zivzivadze (Bayern Munich 0-1 Heidenheim)
Goli i Dinkci (Bayern Munich 0-2 Heidenheim)
Goli i Goretzka (Bayern Munich 1-2 Heidenheim)
Goli i Goretzka (Bayern 2-2 Heidenheim)
Goli i Zivzivadze (Bayern Munich 2-3 Heidenheim)
Autogol i Ramaj (Bayern Munich 3-3 Heidenheim)
