Juventus
Juventus po shyqrton shumë mundësi për të përforcuar mesfushën. Merkato e verës po vjen dhe i radhës që është “piketuar” nga drejtusit e klubit torinez, është Angelo Stiller.
Angelo Stiller
Futbollisti 25-vjeçar po kalon formën e jetës me Stuttgart në Bundesligën gjermane. Performancat janë vënë re edhe nga “Zonja e Vjetër”, e cila ka nisur kontaktet e para me agjentët e lojtarit.
Por, momentalisht s’ka një dritë jeshile nga futbollisti, i cili ka oferta edhe nga LaLiga e Premier League.
Këtë sezon, Stiller ka bërë mirë edhe pse në rolin e mesfushorit difensiv. 25-vjeçari ia ka dalë që të asistojë në 10 gola dhe të gjejë vetë 2 herë të tjera rrugën e rrjetës.
Poll
