Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Frakturë serioze në kockën e fytyrës, lideri i Milanit i nënshtrohet operacionit

Shkruar nga NEWSPORT
Frakturë serioze në kockën e fytyrës, lideri i Milanit i
Presidenti i Milan, Gerry Cardinale, drejtori sportiv Igli Tare dhe mesfushori Luka Modric

Luka Modric ishte titullar në ndeshjen që ekipi i tij, Milan barazoi 0-0 në shtëpi përballë Juventusit. Mirëpo, mesfushori kroat u zëvendësua në minutën e 80-të, pas një përplasje me rivalin, Manuel Locattelli.

Një përplasje fytyrë më fytyrë, solli dëmtimin e 40-vjeçarit. Ky i fundit i është nëshkruar një operacioni, për shkak se fraktura në mollëzën e majtë, ka qenë tepër serioze. Kështu, kroati mbyll sezonin me Milanin, ndërsa do të rikuperohet vetëm për Kupën e Botës.

NJOFTIMI:

AC Milan njofton se Luka Modrić iu nënshtrua sot një operacioni në Klinikën La Madonnina në Milano. Operacioni ishte i nevojshëm për të trajtuar një frakturë komplekse, me shumë fragmente, të kockës zigomatike të majtë.

Ndërhyrja kirurgjikale, e kryer nga ekipi i Dr. Luca Autelitano në prani të mjekëve të vetë klubit, Stefano Mazzoni dhe Andrea Bulgheroni, rezultoi plotësisht e suksesshme.

Klubi i uron Lukës një rikuperim sa më të shpejtë në prag të Kupës së Botës FIFA.

Poll

Lexo gjithashtu