
Juventus
Pas vetëm një sezoni në Torino, Douglas Luiz mund të largohet nga Juventusi në merkaton e verës. Mesfushori brazilian nuk po kalon aspak një nga sezonet e tij më të mira dhe largimi mund të jetë pranë.
Siç raporton “Corriere dello Sport”, bardhezinjtë i kanë vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh brazilianit në rast largimi. Destinacionet e mundshme të Douglas Luiz mund të jenë disa prej klubeve të Premier League.
Shtatë ndeshjet e fundit të Juventusit këtë sezon do të jenë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit brazilian. “Zonja e vjetër” e bleu Luiz në verë nga Aston Villa për 51.5 milionë euro.
Poll