
Noa Lang, Napoli
Napoli ka bërë një “goditje” të madhe në këtë merkato vere. Pasi arritën të shpallen kampionë të Italisë, napolitanët kanë arritur të sigurojnë shërbimet e yllit të sulmit të PSV Eindhoven.
Bëhet fjalë për Noa Lang i cili pritet vetëm të firmosë me Napolin. Siç bëhet e ditur nga mediat italiane mëngjesin e sotëm, sulmuesi 26-vjeçar ka mbërritur sot në Romë dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me kampionët e Italisë.
Pasi t’i ketë përfunduar me sukses, Noa Lang mund të quhet lojtari më i ri i Napolit. Kampionët e Italisë kanë paguar 25 milionë euro dhe 3 milionë bonuse për shërbimet e holandezit tek PSV Eindhoven.
Poll