
Douglas Luiz
Pas atij barazimi të hidhur në fundjavë përballë Venezias me shifrat 2-2, Juventusi ditën e nesërme do të zbresë në fushën e lojës për t’u përballur me Cagliarin në Kupën e Italisë për raundin e 1/16-ve.
Në prag të kësaj sfide, Douglas Luiz është i detyruar të humbasë një tjetër ndeshje me skuadrën e tij. Sipas “Sportmediaset”, mesfushori brazilian do të mungojë nesër për shkak se duhet të rikuperohet ende nga dëmtimi që kaloi herën e fundit.
Përsa i përket Andrea Cambiasos, ky i fundit ende nuk është gati ndaj Cagliarit dhe do të mungojë nesër. Ylli i kombëtares italiane u dëmtua në kampionat ndaj Bolognas dhe mungoi në dy ndeshjet me Cityn dhe Venezian.
Poll