Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Deklarata e fundit rezulton fatale për të, Juventusi nxjerr menjëherë në shitje lojtarin

Shkruar nga NEWSPORT
Deklarata e fundit rezulton fatale për të, Juventusi nxjerr
Douglas Luiz

Tensionet mes Juventusit dhe Douglas Luiz janë ngritur tepër pas një postimi të mesfushorit duke kërkuar llogari pse nuk po merr minuta në fushën e lojës. Klubi bardhezi duket se ka marrë një vendim drastik për të ardhmen e mesfushorit brazilian.

Siç raportojnë mediat në Itali, Juventusi e ka nxjerrë në shitje Douglas Luiz dhe për një ofertë prej 40 milionë eurosh do ta linte të largohej. Ekipet e mundshme që 26-vjeçari mund të veshë fanellat e tyre sezonin e ardhshëm janë Manchester City, United dhe Nottingham në Premier League.

Juventusi e bleu vitin e kaluar brazilianin nga Aston Villa për shifrën e 51 milionë eurove, por pas vetëm një sezoni në Torino, Luiz është pranë largimit. Braziliani ka zhvilluar këtë sezon 23 paraqitje në të gjitha kompeticionet me bardhezinjtë, por pa arritur të kontribuojë asnjë gol të vetëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga