
Abdukodir Khusanov gjatë prezantimit te Manchester City
Abdukodir Khusanov është futbollisti më i ri i Manchester City. Një lëvizje surprizë e mbrojtësit uzbekistanas që mbyll aventurën e tij me Lens në Francë, për të nisur një të re në Premier League.
Ky operacion i ka kushtuar “Qytetarëve” plot 40 milionë euro. Ndërsa vetë Abdukodir Khusanov do të firmosë një kontratë 4.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Kujtojmë se Khusanov e ka nisur aventurën e tij pikërisht në Uzbekistan, me ekipin e Bunyodkor. Më pas, 20 vjeçari është aktivizuar në Bjellorusi me Energetik për të arritur më pas tek Lens.
View this post on Instagram
Poll