Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ 32 milionë euro, fantazisti largohet nga Arsenali pas 14 vitesh

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 32 milionë euro, fantazisti largohet nga Arsenali pas 14 vitesh
Emile Smith Rowe & Bukayo Saka

Emile Smith Rowe ka vendosur të largohet nga Arsenali pas plot 14 vitesh. Fantazisti anglez mbylli aventurën e tij me “Topçinjtë”, për të nisur një të re po në Premier League, por me Fulham.

Plot 32 milionë euro ka paguar klubi i Fulham për të siguruar shërbimet e 24 vjeçarit. Ndërkohë, ky i fundit ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, me opsionin e rinovimit edhe për 1 vit tjetër.

Kujtojmë që Smith Rowe është një prodhim i akademisë së Arsenalit, pjesë e të cilëve është prej 14 vitesh. Shkëputje nga “Topçinjtë”, Emile ka pasur në vitin 2019 kur u huazua te Leipzig dhe në vitin 2020 kur shkoi në huazim te Huddersfield.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga