Arsenali është gjithnjë e më pranë titullit kampion në Premier League, pasi ka mposhtur minimalisht në transfertë West Ham në shifrat 0-1, për llogari të javës së 36-të.
"Topçinjtë" u përpoqën përgjatë gjithë takimit për t'iu afruar golit të avantazhit, por vetëm në minutën e 83-të gjetën epërsinë përmes sulmuesit Trossard. Vendasit shënuan golin e baraspeshës në minutën e 5-të të shtesës, por pas rishikimit me sistemin VAR goli u anullua për faull ndaj portierit Raya.
Me këtë rezultat, skuadra e Mikel Artetës afrohet akoma më shumë me trofeun, duke shkuar në kuotën e 79 pikëve, 5 pikë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak në renditjen e përgjithshme të klasifikimit.
Në takimet e tjera, Burnely i rënë nga kategoria, skuadër në të cilën bën pjesë dhe Armando Broja u ndal në shtëpi në barazimin 2-2 përballë Aston Villas. I njëjti rezultat "fotokopje" u konkudua dhe në ndeshjen mes Crystal Palac dhe Everton, ndërsa dueli mes Nottingham dhe Newcastle përfundoi 1-1.
West Ham 0-1 Arsenal ( Trossard 83')
Goli i Trossard (West Ham 0-1 Arsenal)
