Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Truri im më thotë se ne do të fitojmë titullin”, Arteta: Askush nuk e di çfarë do të ndodhë, por lojtarët duhet të besojnë

Shkruar nga NEWSPORT
“Truri im më thotë se ne do të fitojmë
Mikel Arteta

Ashtu si vitin e kaluar edhe në këtë sezon Arsenali po lufton “dhëmb për dhëmb” me Manchester Cityn për titullin kampionë në Premier League. “Topçinjtë” aktualisht ndodhen në vendin e parë me 1 pikë më shumë se skuadra e Pep Guardiolës.

Për fatin e tyre të keq, vitin e kaluar Mikel Arteta e humbi garën me Cityn, ndërsa këtë sezon beson te instikti, i cili i thotë se do të jenë ata ekipi ë do të festojnë në fund. Në lidhje me këtë ai deklaroi gjithashtu se edhe lojtarët duhet ta besojnë fort diçka të tillë, e cila do të jetë vërtet mahnitëse.

“Kur unë komunikoj me lojtarët, truri im më thotë gjithmonë se do të jemi ne ata që do ta fitojmë titullin këtë sezon. Dhe, unë dua ta besoj dhe dëgjoj trurin tim, dua të ndjek instiktin. Kështu dua që të mendojnë të gjithë këtu tek Arsenal, shpresoj shumë që t’ia dalim. Askush nuk e di se çfarë do të thotë kur je në një linjë si një skuadër të gjithë, në këtë formë mund të marrësh rezultate mahnitëse”, ka deklaruar Arteta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga