
Liverpool triumfoi 2-1 ndaj Wolverhampton në ndeshjen e javës së 6-të të Premier League. Një fitore e rëndësishme për “The Reds” që marrin vendin e parë në tabelën e klasifikimit.
Pas kësaj ndeshje ka folur Arne Slot. Timonieri holandez ka theksuar se është shumë herët për të folur për renditjen, pasi janë shumë-shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe rruga është e gjatë drejt titullit.
“Ne të gjithë i shikojmë gjërat realisht dhe e dimë që pas 6 ndeshjeve është shumë herët për të parë renditjen. Le të kemi të paktën 19 ndeshje para se të pyesim veten se ku jemi. Por gjithsesi është mirë për ne që kemi regjistruar seri të mira. Të gjithë e dimë se nëse do të kishim humbur katër ose pesë nga ato ndeshje, jeta jonë do të kishte qenë shumë më e vështirë.
Lërini të kalojnë ndeshjet me Arsenalin, Neëcastle, Chelsea dhe Aston Villa dhe do të shohim nëse do të jemi akoma në krye. Përveç kësaj, ndërkohë kemi edhe ndeshje në Champions League. Nuk mendoj se duhet të bindim lojtarët se çfarë vështirësish na presin.
Ne po luajmë në Champions League, pastaj përballemi me Arsenalin dhe Aston Villan dhe të gjitha skuadrat e forta me të cilat do të përballemi pas pushimit ndërkombëtar, nuk do të jetë e lehtë. Kemi ende shumë për të provuar, veçanërisht nëse kthehemi prapa dy vite më parë kur skuadra ishte pothuajse e njëjtë”, ka deklruar Slot.