Te Tottenham kanë nisur të mendojmë për merkaton e ardhshme. Për këtë drejtuesit po nisin të bëjnë një listë me futbollistët që do të synojnë transferimin e tyre në verë.
Një prej tyre është edhe ish-lojtari i Chelsea. Anglezët kanë “zbarkuar” kështu në Madrid, te skuadra e Realit. Aty po mendojmë të “peshkojnë” liderin e mbrojtjes, Antonio Rudiger.
Sipas “TEAMtalk” bëhet me dije se “Spursat” kanë nsiur të ndërtonë planin për transferimin e tij, pasi shihet si shumë i rëndësishëm për t’i besuar çelësat e mbrojtjes. Kjo ndikuar edhe nga mos siguria e “Los Blancos” për ta mbajtur.
Siç dihet gjermani muajt e fundit ka patur vazhdimisht probleme fizike dhe për këtë te reali nuk janë të sigurtë nëse do të vazhdojë për një kontratë të re me të apo jo. Kjo bën që te Tottenham të besojnë për këtë lëvizje. Kujtojmë se Rudiger ka kontratë me madrilenët deri në qershor të këtij viti.
