Bukayo Saka po kthehet në një lojtar edhe më kyç tek Arsenali. Ai është shprehur për rëndësinë e taktikave të Mikel Arteta që po japin frytet e tyre. Edhe ndaj PSG në takimin e luajtur për Ligën e Kampioneve, taktikat e goditjeve nga këndi kanë rezultuar deçizive.
Saka shprehet se ata punojnë fortë në stërvitje për të përvetësuar këto skema dhe për t’i zbatuar ato më pas në takimet e luajtura. Anglezi thotë gjithashtu se këtë vit uria është shtuar në radhët e “Topçinjve”. Në fund i pyetur nëse Arsenal do të dalë kampion, ai thotë se nuk dua të krijojë presion mbi ekipin por mendon se PO.
“Pasi kemi dalë këto vite të dytët, tashmë është momenti të jemi triumfues. Besojmë në aftësitë tona ekipore dhe mendojmë se jemi rritur mjaftueshëm për të dal kampion këtë edicion.
Shiriti i kapitenit? Është një ndjesi e veçantë të jesh kapiten i një ekipi kaq të madh dhe kjo sigurisht ka një barrë të rëndë mbi shpatula. Por ndjesia që fiton në fushë duke udhëhequr djemtë është e papërshkrueshme.
Objektivat? Çelësi kyç është se duhet të jemi të përqendruar. Nuk duhet të humbasim asnjë pikë të vlefshme dhe duhet të fitojmë mundësisht çdo ndeshje. Është e vështirë, sezoni sapo ka filluar, por duhet të fitojmë sa më shumë.
Arsenali kampion? Po!”, ka përfunduar anglezi.