Arsenali mori një tjetër fitore shumë të rëndësishme në kampionat, teksa mbrëmjen e djeshme mposhti Aston Villan. “Topçinjtë” triumfuan 4-1 ndaj rivalit të tyre në “Emirates Stadium”.
Pas këtij suksesi që është i 4-ti rradhas në kampionat, ka folur Mirel Arteta. Timonieri i anglezve ka theksuar se për të ishte një mbrëmje e prekullueshme dhe skuadra iu përgjigj shumë mirë ideve të tij. Ndër të tjera nënvizoi se sulmi në sfidën e djeshme ishte në një tjetër nivel.
“Një mbrëmje e mrekullueshme. Një ndeshje shumë e vështirë, siç e prisnim. Ata janë një kundërshtar shumë i fortë.
Luajtëm paksa të pasigurt në 10 minutat e para dhe na u desh të përshtateshim. Por duhet t’u japim merita kundërshtarëve tanë – ata arritën të thyenin dy herë presionin tonë dhe të nisnin sulme, ku janë shumë të rrezikshëm. Pas kësaj, ne morëm iniciativën dhe filluam të krijonim raste. E nisëm pjesën e dytë në mënyrë brilante, u bëmë më aktivë dhe ishim efektivë në gjithçka që bëmë. Na u desh të ishim shumë të kujdesshëm dhe të zgjidhnim momentin e duhur për të vendosur se kur dhe çfarë të bënim. Ky është një meritë e madhe për lojtarët e mi sepse nuk është e lehtë kundër kësaj skuadre.
Kemi krijuar shumë raste në javët e fundit, por sot (dje) ishte ndryshe. Në ndeshjet e tjera, na u desh të luftonim për gola, por sot cilësia e përfundimit tonë ishte e nivelit të lartë dhe vendosi rezultatin e ndeshjes. Sot pamë sa i rëndësishëm është Gabriel për ne. Ai u rikthye pas gjashtë javësh mungesë, megjithëse ndoshta duhej të kthehej pas tetë javësh, por u rikthye më herët. Ai iu kundërvu me qetësi ndoshta njërit prej sulmuesve më të mirë në ligë, Ollie Ëatkins, i cili është shumë i vështirë për t’u markuar. Mendoj se luajti shkëlqyeshëm”, ka theksuar Arteta.
