Carlo Ancelotti - Alvaro Arbeloa - Xabi Alonso
Mund të tingëllojë e çuditshme, por Liverpool ka zgjedhur të mbajë shënime nga Real Madridi për trajnerin e ri që do të ulet në pankinë sezonin e ardhshëm.
Edhe pse ende nuk ka ende asgjë konkrete mbi Arne Slot, e ardhmja e të cilit mbetet akoma “në ajër” pak javë para përfundimit të sezonit, drejtuesit e “The Reds”, janë duke shqyrtuar për pasuesin që do të kthejë skuadrën drejt trofeve.
Xabi Alonso
Xabi Alonso është një prej profileve që po studiohet në terren dhe për këtë arsye kanë bërë një telefonatë në drejtim të Realit, klubi i fundit i drejtuar nga tekniku. Nuk përjashtohet mundësia që spanjolli të rikthehet në “Anfield Road”, aty ku ka kaluar një pjesë të karrierës si futbollist.
Poll
