
Trent Alexander-Arnold
Te Liverpool marrin lajme të mira. Trent Alexander-Arnold me shumë gjasa do të jetë i gatshëm për derbin që Liverpool do të luajë me Everton.
Është vetë trajneri i “The Reds” që ka zbuluar gjendjen e anglezit. Rikuperimi i këtij të fundit ka shkuar shumë mirë dhe tashmë gjasat që të rikthehet në derbi janë të mëdha, pasi lojtari edhe ka nisur përgatitjet me ekipin.
"Trent ka marrë pjesë në disa stërvitje me ne. Pra, le të shohim se si është ai sot. Shpresoj se ai do të stërvitet përsëri me ne dhe më pas duhet të vendosim nëse do ta marrim për ndeshjen apo jo”, ka përfunduar timonieri i anglezve. Kujtojmë se ndeshja mes Liverpool dhe Everton do të luhet ditën e nesërme në orën 20:30.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
80 milionë euro për Barçën, United tenton talentin spanjoll
PREMIER LEAGUE