Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Ka arritur akordin personal me Calafiorin, por Bologna ia bën “jetën ferr” Arsenalit

Shkruar nga NEWSPORT
Ka arritur akordin personal me Calafiorin, por Bologna ia bën
Fotomontazh/ Calafiori - Arsenal

Arsenali e ka kthyer në priotitet transferimin e Riçardo Calafiorit. Por ky operacion po bëhet shumë i vështirë. Calafiori tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me skuadrën e Mikel Artetës dhe dëshiron që sezonin e ri të luajë në Premier League.

Por Bologna po reziston ndaj ofertave për shërbimet e italianit, të cilët kanë refuzuar ofertat në drejtim të tij. Arsenali këngëngul për transferimin e tij dhe është gati të sakrifikojë loijtarë për të bërë të mundur kalimin e Calafiorit në “Emirates Stadium”.

Drejtuesit anglezë ofrojnë Jakub Kiëior plus para në mënyrë që të bindin Bolognan, por edhe në këtë rast kanë marrë një “JO”. Arsenali ofron gjithashtu 45 milionë euro plus 5 në formë bonuse, me italianët që kërkojnë të përfitojnë më shumë, por anglezët nuk rrisin ofertën e tyre. Bisedimet mes klubeve vazhdojnë dhe mbetet të shihet se si do të shkojë kjo situatë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga