Gabriel Magalhaes
Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Bournemouth në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit. “Topçinjtë” triumfuan 3-2 dhe morën kështu një 3 pikësh shumë të vlefshëm.
Një nga golat u shënua nga Gabriel Magalhaes me mbrojtësin e Arsenalit që hyn në historinë e anglezve. Kjo pasi braziliani është bërë mbrojtësi i dytë te “Topçinjtë” që arrin kuotën e 20 golave në Premier League, pas Laurent Koscielny, i cili kishte realizuar 22 gola gjatë periudhës së tij në “Emirates Stadium”.
Ndërkohë sa i takon këtij sezoni, 28-vjeçari ka luajtur në 20 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë 3 asiste, duke ndihmuar ekipin jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm.
Poll
