Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Gabim fatal përballë Manchester City, Maresca i del në mbrojtje portierit Sanchez: Ai e di që duhet të përmirësohet, ne besojmë te aftësitë e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Gabim fatal përballë Manchester City, Maresca i del në mbrojtje
Robert Sanchez dhe Enzo Maresca

Chelsea u mposht mbrëmjen e djeshme në transfertë nga Manchester City me rezultatin 3-1. Një nga protagonistët “e këqinj” të kësaj sfide ishte Robert Sanchez. Portieri i “Bluve të Londrës” bëri një gabim, duke i dhënë Erling Haaland mundësinë për të shënuar lehtësisht.

Megjithatë, pavarësisht gabimit duket se Sanchez ka besimin e plotë nga klubi londinez. Diçka të tillë e tregojnë më së miri edhe fjalët e trajnerit Enzo Maresca në përfundim të ndeshjes.

“Robert është i pari që e pranon se duhet të bëjë më mirë se kaq. Të punosh shumë çdo ditë është mënyra për t’u përmirësuar. Ne i besojmë Robertit dhe këtë e them me siguri. Ai është plotësisht i vetëdijshëm se po bën gabime në këtë moment. Por ne besojmë te ai”, është shprehur Maresca.

Kujtojmë se Sanchez u transferua nga Brighton te Chelsea në vitin 2023. Për shërbimet e gardianit, asokohe “Blutë e Londrës” paguan 23 milionë euro, por akoma nuk ka treguar formën optimale të tijën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga