
Mikel Arteta
Arsenali fitoi mes spektaklit ndaj Manchester Cityt. “Topçinjtë” turpëruan 5-1 “Qytetarët” në një sfidë që foli e gjitha për ta.
Pas këtij takimi mjaft i lumtur dhe i gëzuar ishte Mikel Arteta. Ky i fundit nënvizoi se skuadra e tij luajti me shumë guxim, ndërsa dukej gjithçka se sa shumë e donin këtë fitore.
“Për t’i mposhtur ata siç bëmë ne, shumë gjëra duhet të shkojnë në rrugën e duhur. Ishim shumë agresivë, luajtëm me shumë guxim me top dhe pa top.
Ne ishim pak me fat nganjëherë, pastaj patëm mundësitë. Mendoj se treguam qëllimet tona, agresionin tonë me topin, sa shumë donim t’i lëndonim dhe mënyra se si i përfunduam veprimet, është e jashtëzakonshme”, ka theksuar timonieri spanjoll.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
80 milionë euro për Barçën, United tenton talentin spanjoll
PREMIER LEAGUE