
Arne Slot e ka nisur më mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon në krye të Liverpool. Holandezi ka arritur të debutojë siç duhet në Premier League, teksa në 7 javë kryeson me 18 pikë, 1 më shumë se Manchester City.
Por pavarësisht formës së mirë të skuadrës, Slot kërkon ende përforcime në merkaton e janarit. Timonieri ka kërkuar nga drejtuesit që të transferojnë në “Anfield” ish-mesfushorin e Feyenoord. Bëhet fjalë për Martin Zubimendit me të cilin kanë bashkëpunuar te ekipi holandez, i cili aktualisht është te Real Sociedad.
Mesfushori spanjoll pritej që të ishte nënshkrimi i madh i Liverpoolit këtë verë, por marrëveshja dështoi pasi lojtari preferoi qëndrimin tek spanjollët. Gjithsesi Stol nuk heqë dorë kollaj dhe nga drejtuesit ka kërkuar që të tentohet transferimi i tij edhe në merkaton e dimrit.