Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Dëmtimi i Alisson Becker, Arne Slot me "dhimbje koke" për sfidat e ardhshme

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimi i  Alisson Becker, Arne Slot me "dhimbje koke" për
Allison në sfidën ndaj Crystal Palace

Liverpool ka fituar 9 nga 10 ndeshjet e luajtura nën drejtimin e trajnerit të ri Arne Slot. Kjo tregon se holandezi po ndërton një ekip të fortë duke bërë që largimi i “ikonës” së klubit, Jurgen klopp të mos ndihet aq shumë.

Elementi më pozitiv që mund të vihet re tek ekipi i Slot është mbrojtja solide. Liverpool ka arritur të mbajë portën të paprekur në 5 nga 7 ndeshjet e ligës angleze. Por kjo ka ardhur edhe si pasojë e një kalendari të lehtë deri diku.

Pas rikthimit nga ndeshjet e kombëtareve nuk duket të ketë sfida të lehta në horizont. Liverpool pret brenda Chelsea-n, më pas udhëton në Leipzig, një sfidë jashtë kundër rivalëve për titull të Arsenalit dhe transferta kundër Brighton e vlefshme për “Carabao Cup”.

Por pikërisht tani që kalendari rezervon “përballje titanësh”, ekipi anglez është i detyruar të bëj pa shërbimet e portierit titullar Alisson Becker. Ai është parë duke çaluar në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Crystal Palace.  Ai pritet të mungojë për një numër të konsiderueshëm ndeshjesh.

Liverpool ka bërë mjaftë mirë deri tani por pengesat e vërteta do të tregojnë sa kandidat serioz është klubi për të fituar tituj këtë sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga