
Arsenali u mposht mbrëmjen e djeshme nga Bournemouth me shifrat 2-0. Kjo është humbja e parë e “Topçinjve” në këtë sezon si dhe disfata e parë për vitin 2024 në transfertë. Një humbje që dhemb për ekipin e Mikel Artetës që tashmë mbetet -1 nga Liverpooli i vendit të parë, me “The Reds” që do të luajnë nda Chelsea ditën e sotme.
Trajneri i anglezve ishte shumë i zhgënjyer pas sfidës. Arteta nukm “kapërdin” dot kartonin e kuq të marrë nga Saliba, i cili ka skuadrën me 10 lojtarë për më shumë se 60 minuta.
“Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin, kemi ardhur këtu për fitore, gjithsesi është e vështirë të luajmë kundër këtij kundërshtari dhe na është dashur të luajmë me 10 lojtarë për 60 apo 70 minuta. Ne provuam më të mirën, Gabriel Martinelli pati rastin më të mirë të ndeshjes. Ndeshja ishte plot gabime dhe ne bëmë dy gabime të mëdha”, përfundoi Arteta.
???? "We have to move on and learn the lesson."
— Arsenal (@Arsenal) October 19, 2024
The boss is keen for us to bounce back against Shakhtar Donetsk in the Champions League on Tuesday evening ????