Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Arne Slot nuk bëhet “pengesë”, timonieri jep “OK” e tij për shitjen e liderit të “The Reds”

Shkruar nga NEWSPORT
Arne Slot nuk bëhet “pengesë”, timonieri jep
Arne Slot dhe Luis Diaz

Luis Diaz është drejt largimit nga Liverpool me Arne Slot që ka dhënë “OK” e tij për këtë lëvizje. Kolumbiani herë pas herë ka qenë në qendër të vëmendjen për shkak të një largimi të mundshëm të tij nga “Anfield”.

28-vjeçari ka edhe 2 vite kontratë të vlefshme me “The Reds”, por me shumë gjasa palët do të ndajnë rrugët mes tyre. Barcelona është një nga destinacionet e tij të mundshme, me drejtori sportiv, Deco që ka nisur punën  për një lëvizje të mundshme.

Për të lënë të lirë Luis Diaz mësohet se Liverpool kërkon minimalisht 70 milionë euro dhe kjo është në shumë që sjell pasiguri te Barça, pasi nuk dihet nesër katalanasit kanë fonde të mjaftueshme për të arritur këtë marrëveshje.

Ndërkohë kujtojmë se përveç Barçës, interesime për të ka edhe nga PSG-ja, Manchester City, Milan dhe Arabia Saudite. Një verë e nxehtë parashikohet për kolumbianin, i cili do të vendosë se ku do të jetë e ardhmja e tij për sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga