
Një nga repartet ku Liverpool do të tentojë menjëherë transferime në merkaton e verës është padiksutim mbrojtja. Kështu në listën e tyre ka përfunduar lojtari i Interit.
Bëhet fjalë për Alessandro Bastoni, i cili sipas “Fichajes” është një nnga objektivat e verës. Anglezët janë gati t’i ofrojnë Interit një shumë prej 75 milionë eurosh për ta lënë të lirë.
Bastoni pëlqehet shumë nga drejtuesit, të cilët e shikojnë si zëvendësuesin e Virgil van Dijk, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni. . Në javët në vazhdim pritet që mes klubeve të nisin edhe bisedimet.
25-vjeçari në këtë sezon me fanellën e Interit ka luajtur në 41 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 1 gol dhe të dhurojë edhe 5 asiste.
???? Liverpool are targeting a move for Inter defender Alessandro Bastoni. ????????
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) March 18, 2025
(Source: Fichajes) pic.twitter.com/zxegCUx6GW