Quinten Timber
Quinten Timber është futbollisti më i ri i Marseille. Mesfushori 24-vjeçar vendosi të largohej nga Feyenoord, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit francez.
Për shërbimet e tij, klubi i Marseille ka shpenzuar vetëm 4.5 milionë euro, për shkak se Timber kishte edhe 6 muaj kontratë. Ndërkohë që me ekipin e ri, holandezi ka firmosur kontratë 4.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2030.
Kujtojmë se Timber e ka nisur karrierën e tij pikërisht te Feyenoord. Ndërkohë që më parë është aktivizuar edhe për ekipe si Ajax dhe Utrecht.
View this post on Instagram
Poll
