Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

VIDEO/ Monaco “lë me gisht në gojë” kampionët në mes të Parisit, yjet e Enriques në “shok”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Monaco “lë me gisht në gojë” kampionët
PSG - Monaco

Java e 25-të në Ligue 1 të Francës nisi “flakë”, supersfida PSG – Monaco. Edhe pse në “letër” fitorja e Parisienëve ishte e “kryer”, fusha demostroi tjetër qasje.

Monegaskët triumfuan 3 – 1 në “Parc des Princes”. Akliouche, Golovin dhe Balogun “shkundën” portën e PSG-së, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Barcola në minutën e 71-të.

Humbje e papritur nga ekipi i drejtuar prej Luis Enrique, ndërsa “Princërve” i mungoi freskia dhe qartësia  për të bërë diferencën. Nëse Lens fiton të dielën, do të afrohen me vetëm 1 pikë PSG-së në Ligue 1.   

 

   

Poll

Lexo gjithashtu