Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

VIDEO/ Lyon “pushton” Monacon në mes të Principatës, nuk mungojnë tensionet dhe kartoni i kuq

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Lyon “pushton” Monacon në mes të Principatës,
Monaco - Lyon

Kanë përfunduar dy sfidat e javës së 17-të të Ligue 1, ndeshje të cilat dhuruan në total 6 gola.

Interesante ishte përballja mes Monacos dhe Lyon e cila u mbyll me rezultatin 1-3, në favor të skuadrës e cila luajti në transfertë. Fillimi i sfidës ishte premtues kjo pasi, të dyja skuadrat shënuan nga një gol duke mos i lënë hapësirë njëra-tjetrës që të përparonte.

Por më ndryshe ishte pjesa e dytë kjo pasi Lyon, kaloi në avantazh falë golit të Kluivert i cili shënoi në minutën e 57-të. E po aq e saktë ishte edhe goditja e Satrianos, gol ky i cili u shënua në minutën e 92-të duke i dhënë dhe triumfin me rezultat bindës skuadrës së tij.

Ndërsa ndeshja mes Nice dhe Strasbourg nuk befasoi, pasi dueli u mbyll me barazimin me shifrat 1-1.

VIDEO/ Lyon “pushton” Monacon në mes të Principatës,
Kronologjia e ndeshjes Monaco - Lyon

 

Poll

Lexo gjithashtu