Lorik Cana është padiksutim një nga lojtarët më të mirë që Kombëtarja shqiptare ka patur në “gjirin” e saj. Kapiteni prej disa vitesh mbajti veshur fanellën kuqezi, duke qenë një lider në fushën e lojës dhe jashtë saj.
Po jo vetëm kaq, pasi edhe në ekipet ku ka luajtur ka spikatur me shpirtin e tij luftarak. Është pikërisht ekipi i Marseilles që ka kujtuar legjendën kuqezi nëpërmjet një video në rrjetet sociale.
“Kapiten Cana.
Një udhëheqës i fortë, mentalitet të jashtëzakonshëm. Kujtojmë më të mirin Lorik Cana”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale. Kujtomë se me skuadrën franceze 41-vjeçari ka luajtur për 4 sezone, nga viti 2005-2009, ku ka qenë një lider i padiksutueshëm.
View this post on Instagram
Poll