Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

PSG ëndërron tripletën historike, Luis Enrique: Është objektivi që na motivon

Shkruar nga NEWSPORT
PSG ëndërron tripletën historike, Luis Enrique: Është
Kylian Mbappe, Luis Enrique

Paris Saint-Germani u kualifikua për në gjysmëfinalen e Champions League ku do të përballet me Dortmundin, rival të cilin e kishte edhe në fazën e grupeve.

Në Paris ëndërrojnë për një tripletë historike. Me titullin kampion që duket në ‘xhep’, Kupa e Francës dhe Champions League janë trofetë që duhen për të arritur te ky sukses i lavdishëm.

Trajneri Luis Enrique, i cili ka arritur ta bëjë më parë me Barcelonën në 2015, u shpreh se tripleta është një objektiv që klubi ka këtë sezon.

"Pa dyshim që tripleta është një motiv për të arritur atë që nuk është bërë kurrë më parë në Francë, mbi të gjitha për të shënuar historinë e klubit tonë, të tifozëve, të qytetit dhe të vendit.

Për momentin ne kemi fituar vetëm një trofe, Superkupën, pastaj duhet të fitojmë kampionatin, të vazhdojmë të luftojmë në Ligue 1 sepse kundërshtarët tanë meritojnë të përballen me një ekip që është në nivel, që jep gjithçka. Pastaj ne do të kemi finalen e Kupës së Francës kundër Lionit. E dimë mirë se rruga është ende e gjatë”, tha Enrique.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga