
Edon Zhegrova
Edon Zhegrova është padyshim një nga lojtarët që po shkëlqen më së shumti në këtë sezon të ri futbollistik. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë me Lille.
Sidomos performanca ndaj Real Madrid në Champions League ishte ajo ç’ka i vendosi “kapak” aftësive të Zhegrovës. Pikërisht loja që po zhvillon në këto nivele, ka bërë që shumë ekipe të njohura europiane të jenë pas tij.
Sipas “TuttoAtalanta.com”, klubi nga Bergamo janë pikërisht ata që e kanë Edon Zhegrovën në listën e lojtarëve të preferuar, por deri më tani asgjë konkrete.
Kujtojmë se në rast se do të kalonte te Atalanta, sulmuesi i Kosovës do të gjente mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshitin.
Poll