Periudhë merkatoje dhe të gjitha skuadrat po shikojnë mundësitë më të mira që me anë të transferimeve të bëra, të arrijnë në formën më perfekte të tyren. Një ndryshim mjaft i rëndësishëm por dhe aq interesant është kërkesa e Federatës Franceze të Futbollit për të marrë pranë vetes Zinedine Zidane. Ky i fundit i cili shikohet si një pasues perfekt i trajnerit të kombëtares franceze, i cili është Didier Deschamps.
Sipas medias “Onefootball”, Federata franceze e ka “piketuar” tashmë Zidane si emrin kryesor për ta emëruar në krye të përfaqësueses franceze, por bisedimet janë ende në fazat e para të tyre.
Asgjë nuk është nënshkruar ende dhe nuk ka plane për një njoftim zyrtar në këtë fazë, por interesi i përbashkët mes të dyja palëve është i sinqertë. Prioritetet kryesore të Zidane, nëse negociatat do të kenë sukses, përfshijnë ristrukturimin e stafit teknik dhe integrimin e asistentëve sipas “formulës” së tij të drejtimit të skuadrës tek fitoret.
Në skenë ka dalë edhe emri i David Bettonit, i cili shërbeu si asistent i Zidane te Real Madridi nga viti 2016 deri në vitin 2018 dhe përsëri nga viti 2019 deri në vitin 2021, për të cilin thuhet se është ndër kandidatët kryesorë për t'u bashkuar me stafin e trajnerëve të ekipit kombëtar francez.
