
Ousmane Dembele
Paris Saint-Germain është në alarm përsa i përket repartit ofensiv të ekipit. Dy prej sulmuesve të kampionëve të Europës, Desire Doue dhe Ousmane Dembele janë dëmtuar mbrëmjen e djeshme në sfidën mes Ukrainës dhe Francës.
Për ish-sulmuesin e Barcelonës tashmë është përcaktuar dhe koha e cila do ta mbajë jashtë fushave të lojës. Siç raporton “RMC”, Dembele do t’i mungojë PSG-së për 6 javë.
Në këtë periudhë kohe 28-vjeçari do të humbasë sfidat e rëndësishme ndaj Atalantës, Marseilles dhe Barcelonës. Një mungesë e madhe kjo për trajnerin Luis Enrique që në nisjen e sezonit.
Poll