
Arabia Saudite gjithmone e më shumë po tërheq futbollistë që luajën në kampionatet europiane. Milionat e arabëve po tundojnë lojtaret, të cilët po heqin dorë nga karriera e tyre europiane për kampionatin saudit.
Shumë të pakët janë ata futbollistë që refuzojnë paratë për të qenë protagonist në kampionatrt europiane. Rayan Cherki ka theksuar në një deklaratë së fundmi se edhe nëse i japin 600 mijë euro në ditë nuk do të transferohet kurrë në Arabi.
Diçka e tillë ka kënaqur jashtëzakonisht tifozët e Lyon, të cilët shikojnë “besnikëri” nga lojtari i tyre francez.
“Nuk kam në plan të shkoj në Arabinë Saudite. Edhe nëse më japin 600 milionë euro në ditë, nuk dua të shkoj atje . Dëshira ime është të luaj në Evropë dhe të kënaqem këtu, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Cherki.