
Kylian Mbappe u largua nga PSG pas 6 sezonesh për të firmosur me Real Madrid në verën e fundit. Sulmuesi ka nisur më së miri aventurën e re duke shënuar 7 gola në 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet, madje debutoi me gol në fitoren e Superkupës së Europës ndaj Atalantas.
Në Paris duket se e ndjejnë mungesën e tij teksa është mesfushori Fabian Ruzi i cili shprehet se largimi i Mbappe është një humbje e madhe.
“Është një humbje e madhe sepse është një nga lojtarët më të mirë në botë. Është edhe për dhomën e zhveshjes, sepse është një një person i jashtëzakonshëm dhe një shok i mirë i skuadrës. Por në futboll është normale që disa lojtarë të mbërrijnë dhe të tjerë të largohen. Ne ishim me fat që mundëm ta shijonim Mbappen për disa vite dhe tani lojtarë të tjerë kanë ardhur në PSG”, tha Ruiz.