Klubi i PSG ka si synim të përforcojë edhe më shumë repartin e sulmit, ndërsa e ka përqëndruar të gjithë vëmendjen e tij tek sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez, i cili aktualisht luan për ekipin e Atletico Madrid.
Një ndër futbollistët më të lakmuar për shkak të aftësive të tij, dihet që edhe klubi e ka të qartë se duhet të bëjë përtej mundësive që ta “joshë”, drejt një kontrate të mundshme.
Sipas medias Fichajes.net, PSG ka vendosur të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e yllit të Atletico Madridit, gjë e cila mund të nënkuptojë se klubi është gati të negociojë mes një shume e cila kap vlerën e 50 milionë eurove si dhe një shkëmbim mes lojtarësh.
Duke cekur kështu dy emrat më të mundshëm të cilët mund të “sakrifikohen”, janë Goncalo Ramos dhe Kang-in Lee.
Nëse parisienëve ju ecën gjithçka sipas planit dhe arrihet një marrëveshje, skuadra e Luis Enriques do të ketë një 3-she sulmi perfekte sëbashku me Khvicha Kvaratskhelia dhe Ousmane Dembele.
