Shumë ekipe kanë nisur të lëvizin që tani për merkaton e verës që po vjen. Një ndër to është edhe Paris Saint-Germain, që kërkojnë përforcime në disa prej reparteve.
Ndërkohë që më e çuditshmja është një nga objektivat që PSG ka për këtë merkato. Sipas “Transfermarkt”, parisienët i janë vënë pas ish-mesfushorit të tyre, Marco Verrattit.

Ky i fundit aktivizohet momentalisht në Katar, tek ekipi i Al-Arabi, të cilët e blenë mesfushorin plot 45 milionë euro nga PSG. Megjithatë, klubi francez kërkon që ta rikthejë 32-vjeçarin italian në organikë.
Drejtuesit e Paris Saint-Germain, por edhe vetë trajneri Luis Enrique e shohin Verrattin si përforcimin ideal për mesfushën, duke ditur edhe eksperiencën që ka mbi supe.