Joao Neves është pranë kalimit nga Benfica te Paris Saint-Germain. Lojtari ka rënë dakord me klubin parizien, teksa është i hapur për një transferim në kryeqytetin e Francës.
Tashmë mbetet që PSG-ja të bie dakord me Benfica. Këta të fundit nuk e lënë të lirë yllin portugez pa 120 milionë euro, një shifër e çmendur, por mesa duket nuk është aspak problem për sheikët e Parisit.
19 vjeçari është një nga prodhimet më të talentuar të Benficas, teksa ishte pjesë e kombëtares së Portugalisë edhe në Euro 2024. Në Europian, Neves luajti 75 minuta, në sfidën kundër Gjeorgjisë.
Poll