Paul Pogba
Klubi i Monacos mund të shqyrtojë mundësinë e ndërprerjes së bashkëpunimit me mesfushorin, Paul Pogba.
Lajmi për një lëvizje të tillë është njoftuar edhe nga postimi i gazetarit sportiv, Fabrizio Romano. Ai ka shpjeguar se ende nuk ka diçka zyrtare nga klubi, por pritet marrja e një vendimi më vonë .
Ndërsa për t’u theksuar është dhe fakti që në 8 ndeshjet e zhvilluara në Champions League, Pogba nuk është aktivizuar kjo edhe për shkak të dëmtimeve.
Mesfushori u bë pjesë e francezëve në 1 korrik të vitit 2025 dhe ka një kontratë e cila është e vlefshme deri në 30 qershor të 2027-tës.
Poll
