Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lamine Yamal besimplotë: Ndaj PSG fitojmë 0-1, golin e shënoj unë

Shkruar nga NEWSPORT
Lamine Yamal besimplotë: Ndaj PSG fitojmë 0-1, golin e shënoj
Lamine Yamal

Barcelona do të luajë në transfertë përballë PSG, ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalet e Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes” të mërkurën e 10 prillit, do të startojë në orën 21:00.

Situata në kampin katalanas është mjaft pozitive, me lojtarët që janë mjaft optimist për këtë ndeshje. Një ndër to është edhe talenti 16-vjeçar, Lamine Yamal. Ky i fundit shprehet besimplotë se përballë Paris Saint-Germain do të triumfojnë 0-1 dhe golin do ta shënojë ai.

“Si të përgatitem për këto ndeshje? Me shumë entuziazëm. Kjo është ndeshja ime e parë çerekfinale dhe është një ëndërr për ta luajtur atë. Çfarë duhet bërë për të mundur PSG-në? Luajmë në mënyrën se si luajmë zakonisht, dominojmë dhe do të fitojmë. Mendoj se do të fitojmë 1:0 dhe mendoj se do të shënoj gol unë”, është shprehur Yamal.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga