Bruno Petrone
Bruno Petrone, futbollisti 18-vjeçar që aktivizohet me Angrin në kampionatin Eccellenza, po lufton për jetën pasi u godit me thikë gjatë natës në zonën Chiaia të Napolit. Ish-lojtari i Sorrento, u sulmua ndërsa ndodhej në skuter së bashku me një mik.
Sipas raportimeve të "Corriere della Sera", pesë persona me dy skuterë e goditën dy herë me thikë. Petrone u dërgua me urgjencë në Spitalin San Paolo në Fuorigrotta, ku iu nënshtrua një operacioni të rëndë dhe ndodhet në terapi intensive me prognozë të rezervuar.
Hetimet çuan në shoqërimin në polici të një 15-vjeçari dhe më pas të katër 17-vjeçarëve të tjerë. Katër prej tyre u arrestuan, ndërsa një tjetër u hetua në gjendje të lirë.
Poll
