Revista amerikane e mirënjohur "Forbes", e cila i dedikohet vetëm biznesit ka shkruar për 25 klubet më të paguara sportive. Në të cilat përfshihen skuadra nga NBA dhe ekipet e futbollit gjithashtu.
Ekipi amerikan i Basketbollit, Dallas Cow boys mbeten numri 1 siç ka bërë çdo vit që nga viti 2016 dhe vlerësohet me një vlerë stratosferike prej 13 miliardë dollarësh. Ndërsa në listën e ekipeve më të paguara ndodhen edhe 2 ekipeve futbollit, Real Madrid dhe Manchester United.
Real Madrid është përfshirë si klubi më i vlefshëm i futbollit në botë, duke gjetur një vend në 20 më të mirët. I cili aktualisht vlerësohet me 6.6 miliardë dollarë në vlerësimin e Forbes, që është vlera më e lartë për çdo klub futbolli në vitin 2025. Edhe Manchestser United gjithashtu ndodhet në këtë listë, duke marrë një vlerësim prej 6.6 miliardë dollarësh
As Real Madridi dhe as Man United nuk arritën të fitonin ndonjë trofe të madh në vitin 2025, por kjo ka pasur pak ndikim në vlerësimin e tyre. Këto dy gjigantë të futbollit dominojnë vlerën ekonomike në sport, duke treguar fuqinë e tyre globale dhe ndikimin e madh mbi tregun e futbollit.
